Lajme

Humbja Milaim Zekës nuk i kushtoi asnjë cent

Autori: Halil Berisha 18:18 | 10 December 2019

KQZ tani ka publikuar edhe shpenzimet e të hyrat e partive për fushatën zgjedhore.

Fushata zgjati 10 ditë, shkruan gazeta inFokus.

E për këtë kohë, Partia Euroatlantike e Kosovës, e krijuar dhe udhëhequr nga ish-deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka shpenzuar 4 mijë euro.

-Advertisement-

Kjo parti nuk ka arritur që të kaloj pragun e të futet në Kuvend.

Në fakt, nëse shihen edhe të hyrat, i bie që Milaim Zeka nuk e ka dhënë asnjë cent për fushatë.

Kjo, pasi partia e Zekës, nga donacionet e kontributet në të holla ka marrë po aq sa ka shpenzuar 4 mijë euro, shkruan gazeta inFokus.

E tek shpenzimet, Zekës më së shumti para i kanë marrë reklamat e konferencat, gjithsej 2 mijë e 300 euro.

800 euro i ka shpenzuar për transport e 900 për paga e kompenzime./Gazeta inFokus./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera