Sport

Humbja e vitit në futbollin kosovar!

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 01 January 2019

Vitin që po e lëmë pas është njëri ndër vitet më të suksesshme të futbollit kosovar. Kualifikimi në gjysmëfinalet e Ligë së Kombeve si lider i grupit do të shënonte një sukses të jashtëzakonshëm, shkruan Gazetasheshi.com.

Rinovimi i stadiumit të kryeqytetit, me ç’rast Kosova do ti zhvillonte ndeshjet ndërkombëtare do të ishte një tjetër arritje për Kosovën.

Edhe klubet kosovare, Drita dhe Prishtina shkruajtën historinë në garat evropiane duke kaluar nga një rund parakualifikues.

Por, gjithë ky sukses, gjithë këto arritje mbajnë emrin e një njeriut. Legjenda e futbollit kosovar, njëherit presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës ndërroi jetë më 9 qershor.

-Advertisement-

Fadil Vokrri nuk arriti ti shpëtonte një sulmi në zemër, ndaj edhe ndërroi jetë duke i lënë të gjithë me zemër të thyer dhe të pikëlluar.

Emri i tij nuk do të jetë vetëm në stadiumin e kryeqytetit, por në secilin sukses që do e shkruajë Kosova.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera