Lajme

Humbin fletëvotime, pritet auditim i detajuar

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 15 June 2017

Në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 99,83% e votave sa janë numëruar deri më tani në listat e votuesve janë nënshkruar 735639 qytetarë, ndërsa numri i fletëvotimeve në kutitë e votimeve është për 915 fletëvotime më i vogël, apo 734724 nënshkrime, shkruan Arbresh.info.

Lidhur me këtë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi në një prononcim për Arbresh.info ka thënë se formularët do të procedohen në  Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

“Rezultatet dhe statistikat e shfaqura në faqen e KQZ-së janë preliminare dhe janë marrë nga Format e Rezultateve të plotësuara në secilin Vendvotim (2 mijë e 490 në të gjithë vendin),” sqaron Elezi.

-Advertisement-

Sipas tij të gjithë këta formularë do të procedohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve dhe në rastet kur ekziston mospërputhje bëhen auditime të detajuara.

“Pas përfundimit të kësaj, me shpalljen e Rezultateve Përfundimtare, do të kemi statistika plotësisht të sakta,” shprehet Elezi.

Aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u procesuar votat për deputetë, dhe rezultatet përdundimtare është paralajmëruar se mund të marrin kohë detri në tri javë./arbresh.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera