Lajme

Humbi jetën një 47 vjeҫar nga Kosova, dalin detaje të reja nga tragjedia në Zvicër

Autori: Gazeta inFokus 18:39 | 24 September 2020

Kanë dalur detaje të reja nga tragjedia në Zvicër.

Një 47 vjeçar nga Kosova ka mbetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Zvicër.

Reporteri merr vesh se i njëjti dyshohet të ketë bërë vetëv’rasje.

Një sherr familjar dyshohet të ketë çuar deri te ky vendim 47 vjeçarin M. Berisha nga Gjakova.

Në apartamentin e tij në Cyrih të pla’gosura janë gjetur edhe gruaja dhe vajza e tij 18 vjeçare.

Ende nuk dihen detaje më të hollësishme nga tragjedia në familjen shqiptare në Zvicër, ndërkohë që raportohet se kosovari jetonte në Zvicër për më shumë 20 vjet, ku edhe drejtonte një biznes të makinave.

Ndërkohë, dëshmitarët për mediat zvicerane e kanë përshkruar familjen e 47 vjeçarit si një familje të qetë dhe e cila nuk kishte pasur konflikte mes vete.

Të tjera