Rozë

Humbi jetën nga Covid shtatzëna grimerja Liberta, ja çka ndodhi me biznisin e saj

Autori: Gazeta inFokus 21:04 | 21 November 2021

Fillimi i muajit Shtator mori nga jeta grimeren e njohur Liberta Selaci.

Ajo u nda parakohshëm nga kjo botë duke tronditur të gjithë opinionin që e njohën për talentin e saj të papërsëritshëm dhe sukseset e shpejta dhe të mëdha si sipërmarrëse në moshë krejt të re.

-Advertisement-

Por, janë punët ato që vazhdojnë, përtej largimit fizik të parakohshëm të Libertës.

Ëndrra e saj të cilën e nisi dhe e ndërtoi në vetëm pak vite do të shtyhet përpara, kjo falë Blondinës, motrës binjake të grimeres së ndjerë.

Nga e premtja, pas një shkëputjeje afro tre mujore, studio e grimit “Liberta’s make up” i është rikthyer punës për të qenë afër mijëra klienteve që i besuan Libertës dhe stafit të saj dukjen në ditët më të rëndsishme të tyre.

Mes boshllëkut të pazëvendsueshëm dhe krenarisë për historinë e suksesit që Liberta ndërtoi, puna do të vazhdojë me po të njëjtin profesionalizëm dhe të njëjtin përkushtim, për të mbajtur lart emrin e ndërtuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera