Lajme

Humbi gjyqin për pensionin, var veten në një pemë në pyll

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 11 June 2017

Është gjetur pa jetë 66-vjeçari Muhamet Tahiri që humbi kontaktet 2 ditë më parë.

Policia bën me dije se trupi i tij është gjetur 500 metër larg rrugës kryesore Gur i Zi – Mjedë ku ishte vetëvarur në një zonë të pyllëzuar.

Muhamet Tahiri , 66-vjeçari nga fshati Ganjollë i Njësisë Administrative Gur i Zi, i cili humbi kontaktet me familjarët 2 ditë më parë është gjetur i pajetë mesditën e së dielës në malin e Ganjollës, rreth 1 km larg banesës së tij.

-Advertisement-

Ai pasi ka mbërritur në mal, pikërisht në tokën e tij, ka përdorur një tel me gjatësi rreth 1 metër, rripin e pantallonave dhe një litar të hollë për t’u vetëvarur. Teli ishte i lidhur në një pemë të shkurtër, ndërsa viktima është gjetur gjysmë i shtrirë.

Akoma nuk dihen shkaqet konkrete që çuan 66-vjeçarin në vetëvrasje, ndërsa familjarët bëjnë me dije se ditët e fundit po kalonte një gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas këtyre të fundit arsyeja që e ka çuar të vrasë veten është humbja e një çështjeje gjyqësore, ç’ka ka ndikuar që Tahiri të mos merrte masën e pensionit.

Ndërkohë, para 6 vitesh Muhamet Tahiri kishte humbur në një aksident automobilistik njërin nga djemtë si dhe prej 4 muajsh jetonte pa energji elektrike, shkaqe të tjera që sipas familjarëve e kanë çuar deri në vetëvrasje. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera