Lajme

Humbi garën për kryetar komune, por arrin të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:05 | 15 November 2021

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, ka humbur garën për kryetar të Obiliqit.

Ai është mposhtur një ditë më parë në balotazh nga kryetari aktual i kësaj komunë, Xhafer Gashi.

Megjithatë, ai ia ka parë hairin fitores Vetëvendosjes në Gjilan. Deputeti i deritashëm, Alban Hyseni do t’i duhet të braktis postin e deputetit dhe të marrë drejtimin e komunës së Gjilanit, pasi ka mposhtur Lutfi Hazirin e LDK-së.

-Advertisement-

E, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, Halil Thaçi pritet ta zënë ulësen e Alban Hysenit.

Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar, deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Burim Karameta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera