Rozë

Humbi bashkëshortin dhe vajzën, gruaja e Kobe Bryant merr vendmin drastik

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 15 June 2020

Vdekja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant dhe vajzës së tij, në janar të këtij viti theu zemrën e të gjithë botës. Humbjen e tyre mes dhimbjes dhe hidhërimit e ka përjetuar më shumë familja.

Së fundmi gruaja e tij Vanessa dhe vajza e saj 17-vjeçare kanë marrë një vendim drastik dhe e ka ndarë me ndjekësit nëpër rrjetet sociale.

Përmes një postimi në “Instastory” ajo ka treguar se ka vendosur të bllokojë të gjitha adresat e fansave të Kobe-it në “Instagram” dhe kjo jo për arrogancë, por lëndohen edhe më shumë kur shohin fotot e basketbollistit me vajzën, pasi humbja e tyre do i shkaktojë dhimbje përgjithmonë.

-Advertisement-

“Faleminderit shumë për dashurinë! Unë dhe Natalia fatkeqësisht jemi detyruar të bllokojmë të gjitha faqet e fansave sepse ka qenë shumë e vështirë të futesh online dhe të shikosh vazhdimisht foto të të dashurve tanë, Gigi dhe Kobe. Bllokimi i faqeve të fansave ka ndihmuar në ndryshimin e algoritmit. Ju duam, por ju lutem kuptojeni që na u desh ta bënim këtë për t’u shëruar, jo sepse nuk ju vlerësojmë”, shkruan Vanessa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera