Lajme

Humb lojën me letra, vret tre persona me sëpatë

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 01 November 2017

Autoritetet në Ural të Rusisë kanë arrestuar një 48-vjeçar, pasi dyshohet për vrasjen e tre personave, pas humbjes që pësoi në lojën me letra.

Personi i arrestuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka kryer krimin në Beryozovo, fshat të rajonit autonom Khanty-Mansiisk, rreth 1900 kilometra larg Moskës.Pasi ka humbur lojën me letra, vrasësi ka nisur grindjen me partnerin e tij në lojë dhe pas kësaj ka marrë sëpatën duke vrarë tre persona, njoftojnë mediat ruse.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, pasi ai ka tentuar të largohet nga skena e krimit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera