Lajme

Humb jetën pas aksidentit me traktor

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 17 October 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Urën Vajgurore.

Një  traktor është aksidentuar e për pasojë i ka marrë jetën shoferit që drejtonte atë.

Kështu ka njoftuar Policia e Shqipërisë përmes një njoftimi, shkruan Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Viktima është identifikuar si shtetasi 60 vjeçar me inicialet G.H.

Traktori është përmbysur pranë një kanali kullues kurse 60 vjeçari ka gjetur vdekjen në aksident..

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për ngjarje aksidentale./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera