Lajme

Humb jetën një punëtor në Malishevë, pasi i ra shtylla elektrike mbi kokë

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 16 October 2018

Një punëtor i një kompanie private që ishte kontraktuar nga KEDS-i për t’i ndërruar shtyllat elektrike, ka mbetur i vdekur, pasi që njëra nga shtyllat e vjetra i ka rënë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Banjë të Komunës së Malishevës.

Ndërrimi i shtyllave elektrike i kushtoi me jetë një prej punëtorëve në Komunën e Malishevës. Ai mbeti i vdekur pasi që derisa po largonte disa shtylla të vjetra, njëra prej tyre i ka rënë në kokë, duke e lënë kështu pa shenja jete.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë për rajonin e Malishevës, Hazir Berisha.

-Advertisement-

Berisha ka bërë të ditur se punëtori ka vdekur në vend, dhe se në shtëpinë e Shëndetit është dërguar pa shenja jete.

“Informata është marrë rreth orës 16:00 pasdite. Një kompani e kontraktuar nga KEDS-i që merret me montimin e shtyllave të reja të betonit për elektrikë, pasi që i ka montuar shtyllat e reja, duke i zhvendosur shtyllat e drunit ato të vjetrat, me kamion duke e hjekur një shtyllë aksidentalisht nuk ka shku mirë puna rreth hjekjes së shtyllës, ajo është këput dhe e ka goditur pikërisht atë manipulatorin që ka shërbyer për ta ngarkuar shtyllën në kamion dhe e ka goditur në kokë punëtorin”, deklaroi Berisha për Express.

Ndryshe, vetëm gjatë këtij viti, numri i personave që kanë humbur jetën në vendin e punës arrin në 18, shifër kjo që në pesë vitet e fundit shkon në 93 viktima

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera