Lajme

Humb jetën një person në Skenderaj, po mundohej të fikte zjarrin në pyllin e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 20 February 2024

Policia e Kosovës ka raportuar se të hënën, rreth orës 18:00, kanë marrë informata për një person të lenduar në Skenderaj, dhe pasi kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë hasur personin e vdekur.

Në raport thuhet se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, dyshohet se viktima ka vdekur duke u munduar të shuaj sjallin që ishte duke u djegur në një fushë dhe në një pjesë të pyllit që ishte pronë e tij, e cila është lokalizuar nga zjarrfikësit.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera