Lajme

Humb jetën një 15-vjeçar, pas një aksidenti me motor

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 20 June 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë fshatit Marinez të Belshit, ku një 15-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është përplasur nga një makinë.

Shoferi me iniciale O. M., 15 vjeç dhe pasagjeri K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh, po lëviznin me motor në momentin e përplasjes nga makina, që drejtohej nga një 34-vjeçar me iniciale T. N..

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, ndërsa pasagjeri ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

-Advertisement-

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./TCh

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera