Lajme

Humb jetën nga Covid-19 mjeku i njohur shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 20 October 2020

Një tjetër viktimë nga koronavirusi në radhët e bluzave të bardha në Shqiperi.

Këtë herë, ka ndërruar jetë një mjek i njohur nga Kukësi, Astrit Haziri.

Ky i fundit prej vitesh shërbente si mjek familjeje në spitalin e Kukësit.

-Advertisement-

Gjatë punës së tij të përditshme Haziri ishte infektuar me koronavirusin Covid-19.Pasi është trajtuar për disa ditë në Tiranë, ai ishte dërguar në Turqi për kurim të mëtejshëm.

Por fatkeqësisht ai nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin e rrezikshëm.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera