Lajme

Humb betejën me Covid ish-ushtari i UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 12 September 2021

Dega e OVL të UÇK-së në Pejë ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë ish-ushtari Bajrush Berisha pasi ishte prekur nga virusi Covid.

Dega ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të ulur rrezikun që të preken nga virusi.

“Sapo morëm lajmin e hidhur që ka ndërruar jetë bashkëluftëtari jonë Bajrush Berisha nga fshati Kosuriq, pas një beteje të gjatë me Covid19.”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

“Të dashur bashkëluftëtarë, të dashur qytetarë. Ju lutemi që të vaksinoheni. Nga virusi po vdesin të dashurit tonë. Nga vaksina nuk po vdes askush”, thuhet tutje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera