Lajme

Humanisti i madh dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Adnan Hyseni ka nevojë për ndihmën tonë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 12 January 2018

Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe humanisti nga Peja, Adnan Hyseni i cili për një kohë të shkurtër strehoi dhe ndihmojë me qindra familje në nevojë, po kërkon ndihmën tonë për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Hyseni i cili aktualisht gjendet në Gjermani për trajtim, ka nevojë edhe për ndihmë financiare për ta mposhtur sëmundjen.

Adnan Hyseni është duke vuajtur nga një infektim dhe dëmtim serioz në mëlçi, dhe për trajtim të mëtejmë atij i nevojiten 70 mijë euro, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

E për t’i dalë në ndihmë humanistit Adnan Hyseni, tashmë kanë filluar të merren shumë nisma humanitare.

Nesër nga ora 08:00 e mëngjesit e deri në orën 17:00 në qendër të komunës së Deçanit do të mblidhen para për t’i ndihmuar Adnanit. Këtë e ka bërë të ditur ish kryetari i kësaj komune Rasim Selmanaj përmes një postimi në Facebook.

E në shenjë solidarizimi me Adnan Hysenin, edhe shumë artistë, këngëtarë dhe ftyra të tjera publike kanë bërë thirrje për t’i dalë në ndihmë.

Madje edhe vetë Adnani dy ditë më parë përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka probleme shëndetësore.

Ai ka shprehur falënderimin për të gjithë ata që po i ofrojnë mbështetje maksimale, duke thënë se ” kam besimin dhe forcën e Allahut të Madhërishëm por edhe të popullit tim si dhe familjes në çdo sekondë se me këtë sfidë të padrejtë do të përballem nga dita në dit sa më dinjitetshëm.

Adnan Hyseni për njëzet vite ushte në shërbim të popullit si ushtar i UÇK-së, kontribuues në sportin kosovar, një humanist i madh. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera