Lajme

Hulumtuesi tregon se çfarë kanë bërë institucionet e shtetit për skandalin e 2 milionëshit

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 26 October 2020

Skandali i fundit në Kosovë, ishte ai i javës së kaluar, ku shtetit iu vodhën 2.1 milionë euro. Sot gjatë ditës pronarit të kompanisë që përfitoi mbi 2 milionë euro, Kadri Shalës, iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh, shkruan Gazeta inFokus.

Por hulumutuesi i GAP-it, Bekim Salihu, me anë të një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se institucionet e Kosovës për krejt këtë skandal u mjaftuan me një konferencë 5 minutëshe.

Postimi i Salihut:

-Advertisement-

“Komuna e Hanit të Elezit që ka 10 mijë banorë ka buxhet për një vit 630 mijë euro për investime në rrugë, kanalizim, ujësjellës, objekte shkollore e shëndëtësore.

Në anën tjetër nga thesari janë vjedhur rreth 2.1 milionë euro apo sa ka Hani i Elezit buxhet për tri vite për investime kapitale.

Deri tani për krejt këtë skandal, institucionet e Kosovës kanë mbajtur një konferencë 5 minutshe për media, duke lënè kèshtu që në opinion më shumë të flas avokati i të dyshuarit për vjedhje se sa përgjegjësit e institucioneve, qofshin ata të sigurisë, prokurorisë, ministrisë apo kryeministrisë”, ka shkruar Salihu në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera