Hulumtimi i IKD-së: Qeveria ka katër ministra me aktakuza aktive, përfshirë kryeministrin Kurti dhe ministren Haxhiu
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 12 December 2024
Instituti i Kosovës për Drejtësi përmes një konference për medie ka publikuar raportin “Qeverisja me duar të pastra dhe hetimi i korrupsionit qeveritar”.
Florian Smajli, hulumtues në IKD, fillimisht tha se raporti tregon për deputetët dhe kabinetin qeveritar të cilët kanë ende probleme me ligjin, transmeton klankosova.tv.
Po ashtu, raporti do të tregojë edhe rastet kur personave të dyshuar për afera të mëdha korruptive u është ofruar mbrojtje qeveritare, si dhe skandalet të cilat për të cilat ende nuk ka përgjigje.
Derisa theksoi se Qeverisja me persona të cilët nuk kanë probleme me ligjin është parim bazë që duhet ndjekur një qeveri e cila synon qeverisjen e mirë. Për këtë parim tha se nënkupton mos mbajtjen e pozitave publike nga ana e personave të cilët kanë probleme me ligjin, në kuptim të aktakuzave aktive apo dënime të formës së prerë.
Më tutje, Smajli tha se duke njohur dhe kuptuar rëndësinë e parimit të prezumimit të pafajësisë, sidoqoftë integriteti i institucionit dhe zyrtarit publik cenohet kur shfaqen situata ku zyrtarët publik njërën pjesë të ditës e kalojnë në Gjykatë si të akuzuar dhe pjesën tjetër të ditës duke bërë politika publike.
Për këto raste, ai tha se padyshim që e cenojnë besimin e publikut në vet institucionet publike. Largimi apo pezullimi i këtyre zyrtarëve është kërkesë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsion.
Në bazë të monitorimit, IKD ka gjetur se Kuvendi aktualisht përbëhet nga tetë deputetë të cilët kanë probleme me ligjin, kurse Qeveria nga katër ministra me aktakuza aktive, dhe tre të tjerë që kanë dënime aktive. Përfshirë këtu kryeministrin Kurti dhe ministren e drejtësisë Albulena Haxhiu në të dyja rastet.
Sa i përket rasteve kur Qeveria nuk ka proklamuar luftën kundër korrupsionit, Smajli theksoi rastin me rezervat shtetërore, dyshimet në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dyshimet për keqpërdorime në KEK, si dhe dyshimet për kontratat një burimore.
Ndërkaq, hulumtuesja e IKD, Shqiponjë Gashi tha se në rastet kur Qeveria akuzohet për dyshime në lidhje me keqpërdorime të caktuara, është kruciale të japë llogari publike.
Megjithatë, sipas saj, deri më tani, identifikohen një sërë çështjesh kur publiku i gjerë ka pasur dyshime të theksuara në raport me çështje specifike e të cilat nuk janë adresuar në mënyrë adekuate nga ana e Qeverisë.
Si raste të tillë, Gashi theksoi dyshimet për ndërhyrje në KEK, dyshimet për ambasadorin Martin Berishaj dhe dyshimet e fundit në lidhje me subvencionet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Raste këto të cilat trajtohen në këtë raport, si skandale pa përgjigje.
Në fund, ajo tha se zyrtarët do duhej të largoheshin vetë nga pozitat e tyre në rast të dyshimeve për keqpërdorime, por se në praktikë ndodhi e kundërta.
Sipas saj, kjo situatë do t’i mundësonte institucioneve të sistemit të drejtësisë që të qartësonin situatën derisa tek publiku dërgon një mesazh të fuqishëm integriteti. Përmes kësaj qasjeje, rastet e veçanta nuk lejojnë humbjen e besimit të publikut ndaj institucionit.
Ky raport u publikua në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2024”, e cila me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), organizohet nga Koalicioni i Organizatave të Shoqërisë Civile (IKD, FOL, INPO) me moton “Bashkë Kundër Korrupsionit”.
Të tjera
-
Osmanit i konfirmohet bashkëpunimi në dobi të paqes dhe sigurisë nga kongresisti Sessions
Presidentja Vjosa Osmani, në Uashington D.C është takuar edhe me kongresistin...
-
ShBA: Përkrahje me kusht qeverisë së ardhshme të Sirisë
Pas rënies së Presidentit sirian Bashar al-Assad në Siri, administrata e Pres...
-
Bislimi takohet me përfaqësues të Këshillit Ndërkombëtar për Bashkëpunim Ekonomik dhe Social
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim përfaqësues të...
-
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Mbulimit Shëndetësor Universal me moton “Shëndeti: Përgjegjësi e Qeverisë”
Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Shoqatën e të Drejtave të Pac...
-
Maqedonci e njofton homologun e tij nga Letonia për gjendjen në veri pas sụlmit tẹrrorist në Ibër Lepenc
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në vizitë zyrtare homologun e...
-
Kurti udhëton për në Zagreb të Kroacisë, zhvillon vizitë zyrtare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Zagreb të Kroacisë ku ...
-
Biden fal 39 persona, u lehtëson dënimin 1500 të tjerëve
Presidenti në largim i SHBA-së Joe Biden tha të enjten se ka falur 39 persona...
-
Policia e Kosovës operacion të përbashkët me FBI dhe SPAK- Kapen tre persona, shisnin të dhëna personale të amerikanëve
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike n...
-
Osmani me republikanin Tillis, bisedon për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington D.C është takuar me senator...
-
REL: Kurti u ftua nga Prokuroria Speciale për rezervat shtetërore
Qeveria e Kosovës njoftoi, por nuk sqaroi se për cilin rast e ftoi Prokuroria...
-
KQZ: Me 7 janar të vitit të ardhshëm bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive politike
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka njoftuar të enjten se gjatë periudhës sh...
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin dhe arrestimin e një personi, ia publikon fotografitë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arres...