Hudhra, mjaltë dhe qumësht – kura e saktë kundër parazitëve në organizëm
Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 25 September 2019
Kombinimi i qumështit me hudhra është një nga zgjidhjet më të forta tradicionale sidomos kur bëhet fjalë për mjekimin e personave të rritur.
Papastërtitë e produkteve ushqimore, higjiena e dobët personale, infeksionet, klima e ngrohtë e kohëve të fundit sjellin shfaqjen e sëmundjeve të parazitëve, kryesisht në zorrë.
Sidomos në këtë peridhë, qendrat shëndetësore të vendit raportojnë rritje të shumëfishtë të kësaj diagnoze.
Ndërsa fëmijët ngelen më të prekurit prek kopshteve dhe shkollave, edhe të rriturit ndikohen nga këto probleme.
Infeksionet parazitare të kësaj natyre nuk janë aspak të rralla në vendin tonë. Sidomos vjeshta është një periudhat me shfaqjen më të lartë të sëmundshmërive nga parazitët.
Fëmijët e prekur nga parazitët mund të kenë probleme me rritjen dhe zhvillimin. Të rriturit të prekur nga parazitët e zorrëve, shiriti ose llojet e Askarideve dhe lambies përjetojnë probleme të konsiderueshme shëndetësore.
Lambia është një ndër parazitët kryesorë që arrijnë në trupin e njeriut. Ky parazit shkakton sëmundje që prek kryesisht zorrët dhe rrugët e tretjes.
Paraziti grumbullohet në zorrët e holla, në rrugët e tëmthit dhe zorrën e trashë.
Si burim infeksioni shërben personi i sëmurë ose bartës, kurse përhapja bëhet nëpërmjet rrugëve të ndryshme si ushqimet e ndotura, uji i ndotur ose nëpërmjet ndotjes midis njerëzve në rastin e duarve të palara.
Cistet e lambias arrijnë të jetojnë në ujë për disa javë dhe janë të qëndrueshëm ndaj klorit që përdoret për dezinfektimit të ujit.
Pas kalimit të një organizëm të ri, cistet kalojnë stomakun, shumohen dhe grumbullohen në sistemin e zorrëve të holla, në rrugët e tëmthit dhe deri në mëlçi.
Shqetësimet që shkaktojnë parazitët
Probleme të aparatit tretës, fryrje dhe dhimbje barku, që ngjasojnë me dhimbjet e ulçerës, të përziera, të vjella, shkarkime diarreje disa herë në ditë, sidomos në mëngjes.
Sinjal alarmi është se kjo diarre nuk përmirësohet nga ilaçet e zakonshme.
Parazitët dobësojnë organizmin duke sjellë probleme në përthithjen e lëndëve ushqyese e sidomos të vitaminës B12.
Kjo shkakton këputje të fuqishme dhe të përgjithshme, madje ka shumë raste që shkaktohet anemi.
Parazitët arrijnë të shkaktojnë një temperaturë të pazakontë prej 37.5 gradë C që shtrihet për një periudhë të gjatë kohore.
Parazitët shkaktojnë shqetësime të natyrave alergjike, madje edhe nervore.
Nëse jeni të shqetësuar nga shenja të tilla, gjëja e parë që duhet të bëni është analiza e feçes dhe këshillimi me mjekun.
Infeksionet mund të shërohen përmes Flagylit ose mjekimeve të tjera të këshilluara nga mjeku, të cilat merren nga të gjithë pjesëtarët e familjes.
Duhet të tregoni shumë kujdes me peshqirët, mbulesat e shtratit, çarçafët dhe veshjet me të cilat bien në kontakt të prekurit nga parazitët.
Përveç mjekimit specifik mjaft i rëndësishëm është edhe mjekimi i shenjave të prekjes si për shembull kundër të vjellave, dhimbjes së barkut, mjekimi me hekur dhe acid folik për korrigjimin e anemisë etj.
Zgjidhjet natyrale kundër parazitëve të zorrëve
Kombinimi i qumështit me hudhra është një nga zgjidhjet më të forta tradicionale sidomos kur bëhet fjalë për mjekimin e personave të rritur.
Kombinimi nxit fuqishëm shërimin dhe lufton parazitët, falë enzimave, antioksidantëve, fosforit dhe vetive antibiotike natyralë të hudhrës. Ja çfarë ju duhet:
Gjysëm litër qumësht
10 thelpinj hudhër
Një grimë piper i zi
Mjaltë
Në një tenxhere hidhni qumështin dhe shtoni në të çerek litri ujë. Shtoni hudhrat e shtypura dhe lërini të ziejnë.
Përzijeni kombinimin dhe lërini të vlojë deri sa të avullojë uji. Hiqeni nga zjarri, filtrojeni dhe lëreni të ftohet. Shtoni mjaltin dhe piperin.
Çdo ditë duhet të pini nga 250 ml të këtij kombinimi esëll në mëngjes, një orë para ushqimit. Trajtimin vazhdojeni për një muaj derisa të shikoni përmirësim të plotë.
Ju mund të zgjidhni ta përdorni këtë zgjidhje edhe si parandalues duke ulur dozën në 100 ml në ditë.
Zgjidhje të tjera natyrale
Përdorni sa më shumë limon, hudhra, vaj ulliri dhe uthull molle të cilat kanë veti shumë të fuqishme kundër parazitëve.
Të tjera
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...