Fokus

Ja sa para do t’i merrnin mësimdhënësit me ligj

Autori: Anita Krasniqi 13:18 | 22 January 2019

Mësimdhënësit në institucionet parashkollore ka dy javë që po e kundërshtojnë pagën prej 454 euro, sa parashihej me projektligjin për pagat.

As atë çfarë ka propozuar kryeministri Ramush Haradinaj me rritje prej 49 euro më shumë në muaj nuk e kanë pranuar,shkruan gazeta inFokus.

Të pa kënaqur me propozimin e Haradinajt janë shprehur edhe mësimdhënësit në shkolla të mesme dhe profesorët në universitetet publike.

-Advertisement-

Si pasojë e kësaj institucionet arsmore janë “ngrirë” duke bërë që rreth 350 mijë fëmijë në Kosovë të mos vijojnë mësimin.

Gazeta Infokus ka kalkuluar pagat që do ti merrnin mësimdhënësit në bazë të projektligjit për paga, të cilat i sjellë më poshtë bashkë me propozimin e kryeministrit Haradinaj:

Pagat e mësimdhënësve bazuar në projektligj:

Profesori i rregullt, ai emeritus dhe këshilltari shkencor koeficienti 6.20 = 1,481 euro.

Profesor i asocuar koeficienti 5.20 = 1,242

Profesor asistent, bashkëpunëtor  shkencor koeficient 5.00 = 1,195

Ligjërues në Universitet koeficienti 4.50 = 1,075

Asistent i ri koeficienti 3.00 = 717

Lektor në Universitet koeficienti 3.70 = 884

Drejtori i shkollës Speciale dhe ai i shkollës fillore koeficienti 2.50 =597 euro.

Drejtor i institucioneve parashkollore koeficienti 2.30  = 549 euro.

Zëvendësdrejtor i shkollës koeficienti 2.30 = 549

Ndërsa mësimdhënësit në shkolla të mesme koeficienti 2.30 = 549 euro.

Mësimdhënësit në shkolla speciale koeficienti 2.20 = 525 euro.

Mësimdhënës në shkollë fillore koeficienti 2 = 478 euro.

Mësimdhënës në institucionet parashkollore koeficienti 1.90 = 454 euro.

Pedagog, psikolog dhe sekretari i shkollës në institucione arsimore koeficient 2.0 = 478 euro.

Pagat e mësimdhënësve pas vendimit për rritje nga kryeministri Haradinaj:

Për 5.000 mësimdhënës në shkollat e mesme, nga 74.8 euro më shumë në muaj

Për 14.790 mësimdhënës në arsimin fillorë, nga 46.8 euro më shumë ne muaj

Për 912 mësimdhënës ne arsimin parashkollor, nga 49.8 euro më shumë ne muaj

Për 125 mësimdhënës në shkollat speciale, nga 49.8 euro më shumë në muaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera