Lajme

Ja çfarë thotë Haradinaj për Rikallon

Autori: Gazeta inFokus 09:08 | 02 February 2019

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur pas shkarkimit nga detyra e Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalon.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Rikallo ishte një ministër i respektuar, shkruan gazeta inFokus.

“Z. Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës. Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës” ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Ai rikujtoj se bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur.

Vendimi për shkarkimin e ministrit të bujqësisë erdhi pas kushtëzimit të Partisë Socialedemokrate për ta votuar projektligjin për vitin 2019./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera