Fokus

Oda e Afarizmit: Taksa 100 për qind të qëndroj derisa Kosova të njihet si shtet i pavarur

Autori: Anita Krasniqi 10:46 | 16 January 2019

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi ka folur për presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të larguar taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Krasniqi për Gazetën inFokus ka thënë se përderisa Serbia t’i njeh dhe pranoj dokumentacionet e Kosovës nuk do të duhej të largohet taksa ndaj produkteve të tyre.

“Kosova ka mundësi që të negociojë çdo pikë në CEFTA dhe në rastin e Serbisë dhe shteteve të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën shtet ka mundësi të negociohet edhe për njohjen nga ana e tyre edhe për dokumentacionet pasi që Serbia nuk i njeh dokumentacionet e Kosovës edhe Kosova duhet të veprojë njësoj për Serbinë”, ka thënë ai për inFokus.

-Advertisement-

Ai theksoi se Kosova, e cila në organizatën e Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë( CEFTA) përfaqësohet dhe cilësohet si UNMIK/Kosovë (Misioni i OKB-së në Kosovë), duhet që të largohet pa vonesë nga aty dhe më pastaj të ri-negociojë veç e veç me secilin shtet anëtarë mënyrën e saj të ri-anëtarësimit duke vendosur në rend të parë kriterin për mbrojtjen e prodhimit vendor, i cili aktualisht po dëmtohet nga importet.

“Mosnjohja e produkteve të Kosovës do të afektoj edhe me mosnjohjen e Kosovës”, thotë Krasniqi.

Krasniqi për inFokus theksoi se taksa duhet të vazhdoj të qëndroj përderisa Kosova të njihet në arenën ndërkombëtare si shtet i pavarur e jo si UNMIK.

Taksa 100% ndaj produkteve serbe e boshnjake është vendosur më 21 nëntor të vitit të kaluar.

Vendet e Bashkimit Evropian vazhdimisht kanë bërë thirrje që të largohet kjo taksë.

Së fundmi edhe SHBA-të kanë kërkuar largimin e saj.

Ndërkohë, Kryeministri Ramush Haradinaj është deklaruar se kjo taksë nuk do të largohet deri në njohën e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera