Fokus

Kacafyten deputetet: Nagavci e quan Haxhiun budallicë(Video)

Autori: Anita Krasniqi 15:42 | 15 January 2019

Anëtarja e Komisionit për Arsim nga AAK, Teuta Haxhiu është “përplasur” me anëtaren e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në mbledhjen e sotme të Komisionit për arsim.

Haxhiu ka akuzuar Nagavcin se motra e saj u ka marrë mësimdhënëseve nga 250 euro për organizimin e trajnimeve.

Ndërsa Nagavci nuk ka dashur të komentoj deklarata duke e quajtur budallaqe.

-Advertisement-

“Unë për deputeten Haxhiu do të bisedoj në Gjykatë sepse vazhdimisht ka shpif sepse asnjëherë nuk kam shpif.

A je perime budallaqe, a je e padijshme apo behësh kështu” , ka thënë ajo.

Nagavci ka thënë se është duke vazhduar të mbaj trajnime.

Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi i ka mbyllur punimet e komisionit ndërsa zënka mes anëtarëve ka vazhduar edhe në korridorin e Kuvendit.

Kjo mosmarrëveshje e tyre ka ndodhur gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar për arsim e cila ka vazhduar edhe në korridor.

Për më shumë shikoni videot më poshtë:


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera