Fokus

Ekskluzive:Nesër Kuvendi i Kosovës vendos për marrëveshjen me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 14 December 2018

Partitë politike në pushtet kanë arritur ti sigurojnë 40 nënshkrime për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për rezolutën për dialogun me Serbinë.

Gazeta inFokus mëson se kryesia e Kuvendit do të mblidhet nesër në ora 10:00 për të caktuar seancën në ora 14:00 ku do të votohet edhe draft marrëveshja e propozuar nga kryeministri Ramush Haradinaj për marrëveshje me Serbinë.

Thirrja për këtë seancë ka ardhur nga deputetët e pozitës, të cilët menjëherë pas votimit të Ushtrisë së Kosovës kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme./Gazeta inFokus./

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera