Lajme

Edi Rama qëllohet me vezë në Parlament (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 20 December 2018

Kur kryeministri Edi Rama nuk e ka pasur ndonjëherë rrezikun kaq afër, është shprehur i revoltuar nga ndërhyrja e shërbimeve të gardës në kuvend, për mbrojtjen e tij.

Por këtë të enjte, kur përballë tij, në mënyrë krejt të papritur u ngrit deputeti i djathtë Endri Hasa, frika që kryeministri ka ndjerë shfaqet më së miri përmes këtyre fotove.

Deputeti u çua nga karrigia e tij dhe qëlloi me vezë në drejtim të Ramës, duke u shprehur: Këtë e ke për studentët.

-Advertisement-

Kujtojmë se jashtë sallës së Kuvendit studentët janë në protestë, kur kanë më shumë se dy javë që i kërkojnë kryeministrit Edi Rama t’i plotësojë 8 kërkesa që ata kanë për përmirësimin e situatës së arsimit të lartë në Shqipëri.

Gjatë incidenteve të tjera kur Rama ka qenë i ulur në karrigen e tij të kreut të qeverisë, e ka refuzuar ndërhyrjen e shërbimeve të gardës, kur vazhdimisht opozita e ka qëlluar me letra, apo sende të tjera, edhe me vezë në seanca të tjera në kohë të ndryshme. Por sot Rama ka ndjerë frikë, dhe ka urdhëruar shërbimet ta nxjerrin jashtë deputetin.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera