Fokus

Cili është ushqimi i veçantë i të krishterëve për Krishtlindje? (Video/Foto)

Autori: Xhejlane Kaçiu 16:47 | 25 December 2018

Traditat e festimit të festave fetare në Kosovë janë të ndryshme dhe kryesisht përcillen me rituale interesante.

Ashtu siç e kanë myslimanët traditë shërbimin e bakllavës për fesin e Bajramit edhe të krishterët kanë një ushqim që e përgatisin gjithmonë për Krishtlindje që është lakrori me kungull e arra.

“Ushqimi zakonisht bëhet për darkë ma solemne, ama ajo çka e karakterizon është lakrori. Ne shembull gjithë bëjmë lakror me kungull edhe me arra”, thotë Leonard Gjidoda nga fshati Doblibar i Gjakovës.

-Advertisement-

E përveç kësaj, në fshatin që njihet për atmosferën më të bukur në Kosovë gjatë festave të fundvitit, besimtarët e krishterë, kanë gjetur një mënyrë për ta zëvendësuar Babagjyshin e Vitit të Ri.

Është loja e dhuratave, e cila fillon disa javë para Krishtlindjes dhe luhet nga anëtarët e ngushtë të familjes.

“Disa jave para Krishtlindjes luhet një lojë me emra brenda familjes edhe kush t’i bie kujt i blen një dhurate personit tjetër, por nuk i tregon deri natën e Krishtlindjes kur edhe bëhet ndërrimi i dhuratave” shpjegoi Gjidoda për gazetën inFokus.

Para darkës, ai tregon se kryhet edhe rituali i Buzmit, ku secili anëtarë i familjes e djeg një pjesë të degës së pishës si simbol i të mirave që do ta presin atë familje vitin që vjen.

Kur ora shënon 00:00 fillon mesha kryesore, pasi besohet se në atë kohë ka lind Krishti dhe festa tradicionalisht përfundon atëherë kur përfundon mesha me frazën:

“Urime dhe për shumë mote Krishtlindja”.

Përgatitjet për Krishtlindje në fshatin Doblibarë të Gjakovës kanë filluar qysh në fillim të dhjetorit. Pamjet dhe atmosferën atje mund ta shihni në videon dhe fotografitë në vazhdim. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera