Lajme

“Çartet” Vjosa Osmani: Ia ngrit zërin Daut Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 25 March 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është bërë nervoz në atë masë sa që ka ngritur zërin kundër deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kërkonin ti jepej fjala për replikë deputetit të kësaj partie Daut Haradinaj, shkruan gazeta inFokus.

“Deputet, nuk keni nevojë mem tregu askush çafër të bëjë. Do ta respektoi me përpikëri rregulloren e Kuvendit”, ka thënë Osmani duke treguar se deputetit Haradinaj i takon më vonë fjala e jo tani pasi e ka konsumuar atë, shkruan gazeta inFokus.

Haradinaj kërkoi replikë ndaj kreut të Qeverisë, Albin Kurti, i cili kritikoi Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për veprimet në raport me taksën.

Kurti akuzoi AAK-në se po kërkon të vij në pushtet për ta hequr taksën sic bëri me demarkacionin./Gazeta inFokus

Të tjera