Fokus

Apostolova flet për inFokus, taksa ndaj Serbisë duhet hequr

Autori: Valon Rogova 11:20 | 18 January 2019

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, e ripërsërit edhe njëherë qëndrimin e BE-së sa i përket taksës 100 % për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Në përgjigjen për gazetën infokus, Apostolova konsideron që vendimi për taksën është shkelje e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të rritur tatimin mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina në 100% është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe të frymës së Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe të Kosovës. Përfaqësuesi i Lartë / Zëvendëspresidentja Federica Mogherini përsëriti më 8 janar urgjencën për të revokuar këto masa”, tha Apostolova.

-Advertisement-

“Bashkimi Evropian, me seli ne Kosovë, apelon tek qeveria që menjëherë të hiqet taksa ndaj prodhimeve serbe”, përfundon Apostolova.

Të enjtën Kosovën e ka vizituar edhe komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Mirëpo ky takim më kryeministrin Haradinaj nuk ka ndikuar që ai të hjek dorë nga largimi i taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Haradinaj ka bërë të ditur se një gjë e tillë mund të ndodh vetëm nëse ka vullnet për njohje reciproke.

“Situata ka evoluar, Serbia ka fituar më shumë vetëbesim kundër anëtarësimit tonë në Interpol dhe janë kërcënuar serbët e Kosovës. Serbia ka vendos për 20 vite barriera jotarifore, nuk mund të hyj asnjë mall nga Kosova, duhet të ketë certifikatë nga vendi ynë, asnjë mall i Kosovës nuk mund të hyj në Serbi”, ka thënë Haradinaj.

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë  se taksa prej 100% e vendosur ndaj produkteve të Serbisë, nuk e lëkund partneritetin me ShBA-në.

“Taksa 100% i ka bërë mirë Serbisë për vet faktin se Serbia për një kohë të gjatë ka qenë agresive. Çdo veprim i ynë nuk është i drejtuar asnjë komuniteti, gjithë jetën time politike ka vetëm një partner është ShBA edhe nuk do ta lejojmë që të dëmtohet ky partneritet”ka thënë ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera