Lajme

Veseli: BE t’i trajtojë barabartë Kosovën dhe Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 19 December 2018

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka folur në konferencë për media për zhvillimet e fundit politike, për vendimet e Kuvendit për Ushtrinë, bisedimet me Serbinë dhe letrën e Presidentit Amerikan, Donald Trump.

Ai wshtw shprehur se Kosova nuk do ta heqë taksën ndaj Serbisë derisa BE ta trajtojë barabartë,shkruan gazeta inFokus.

“Bashkimi Evropian nuk mundet që Kosovën ta shikojë nga perspektiva integruese e Serbisë. Rruga e Kosovës për në Bruksel nuk kalon, as nuk ka për të kaluar përmes Beogradit. Serbia duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe është e detyruar të jetojë me këtë fakt në shekujt që do të vijnë”  tha Veseli.

-Advertisement-

Sipas tij masa 100% ndaj produkteve serbe wshtw ishte reagim për të treguar se bllokimi sjell bllokim të dyanshëm.

“Nuk kemi pritur që BE të reagojë vetëm ndaj nesh. Kjo mungesë balance e BE-së, te qytetarët e Kosovës, më të drejtë, ka krijuar përshtypjen e njëanshmërisë së BE-së” shtoi Veseli.

Serbia, gjithë kohën, ka bërë obstruksione në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash në Dialog./Gazeta inFokus./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera