Lajme

Hoyt Yee vlerëson ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale

Autori: Gazeta inFokus 12:13 | 27 April 2017

Gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare në SHBA, Ministrja Hoxha takoi Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Azi, Hoyt Yee. Në këtë takim, zëvendësndihmësi Yee, ka vlerësuar iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe po ashtu ka përshëndetur aprovimin e tij nga Kuvendi.

Komunikata e dërguar për media nga Ministria e Drejtësisë tregon se ministrja Hoxha e njoftoi Yee për reformat e ndërmarra, punën dhe angazhimin e institucioneve të vendit për të fuqizuar sundimin e ligjit.

“Po ashtu, Ministrja Hoxha ritheksoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Qeverinë amerikane dhe falënderoi Yee për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Zëvendësndihmës sekretari i shtetit përgëzoi Ministren Hoxha për punën dhe përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për reformat që po bëhen në sektorin e drejtësisë.

-Advertisement-

Yee, vlerësoi lart iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe po ashtu përshëndeti aprovimin e tij nga Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar këtë reformë si sukses drejt fuqizimit të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera