Lajme

Hoyt Yee i shkruan letër Stavilecit: Dënon sulmin ndaj bashkëshortes së tij

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 31 August 2017

Zëvendës ndihmës-sekretari amerikan, Hoyt Yee, me anë të një letre dërguar ministrit Blerand Stavileci, i ka shprehur keqardhje për sulmin ndaj bashkëshortes së tij, Vitorës.

“Dëgjova për sulmin e egër dhe të ulët ndaj gruas suaj dhe desha që në emër të shumë miqve tuaj në qeverinë amerikane të shpreh keqardhje ndaj teje dhe familjen suaj, ndërsa Vitores shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Hoyt Yee.

Ai ka thënë se pret nga autoritetet kosovare që të hetojnë rastin dhe se shpresojnë që sa më shpejtë të sillën para drejtësisë ata që sulmuan gruan e ministrit Stavileci pasditen e së hënës.

-Advertisement-

“Ne do të vazhdojmë në punojmë me ju dhe qeverinë tuaj që të ndërtojmë një të ardhme të sigurt dhe me prosperitet për Kosovën dhe qytetarët e saj. Me partnerë si ju, jam i sigurt se do të jemi të suksesshëm”, përfundon letrën e tij, zv.ndihmës-sekretari amerikan.

Letrën e ka publikuar Stavileci në profilin e tij në Facebook, duke e falënderuar shtetin amerikan për përkrahje.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/hoyt-yee-i-shkruan-leter-stavilecit-denon-sulmin-nga-bashkeshortes-se-tij-427632/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera