Lajme

Hoxhiq: Sa më shumë votues, vullneti zgjedhor do të jetë më real

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 19 May 2019

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ardiana Hoxhiq ka votuar në njërën nga qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, ku tha se shpreson që do të dalin për të votuar shumë qytetarë, pasi kjo është me rëndësi.

“Shpresoj që do të kemi shumë qytetarë që do të dalin në këto votime, është më rëndësi sepse sa më shumë që të kemi qytetarë, atëherë edhe vullneti zgjedhor i qytetarëve do të jetë më real “, ka thënë ajo.

Ndryshe, në Mitrovicën e Veriut, të drejtë vote kanë mbi 22 mijë qytetarë, ku numri i vendvotime është 27.

-Advertisement-

Kandidatë për këtë komunë janë, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Gonxhe Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera