Hoxhës nga Presheva ja ngjyrosin djalin për ‘Halloween’
Autori: Gazeta inFokus
19:25 | 31 October 2019
Për Hellowinin e vitit 2019 edhe Hoxhës ja ngjyrosin djalin e tij.
Kështu e ka bërë të ditur vetë Hoxha nga Presheva Valdet Kamberi përmes një postimi në facebook, ku ka treguart se djalin e tij që është në klasën e parë e kanë ngjyrosur për festën e “Halloween-it” pa lejen e tij, shkruan gazeta inFokus.
Hoxhë Kamberi ka reaguar duke thënë “në planprogramin e lëndës fetare parashihet përgatitja dhe veshja me rastin e festave tona (dy bajrameve), çka nëse në atë ditë i vëmë shami vajzave?!
Do të zgjohej një komunitet i tërë (shoqëria civile, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat, etj) të reagojë ndaj një veprimi të tillë, nën arsyetimin se kjo është abuzim me fëmijën, shkelje e të drejtave të fëmijës, do të reagonin prindërit “, është shprehur Hoxha
Po ashtu Kamberi ka thënë që në fshatin e tyre prodhohen mjaftë kunguj andaj nuk ka nevojë që fëmijët të shëndrrohen në kungull për as edhe një minutë të vetëm sipas tij./Gazeta inFokus/.
Postimi i Plotë
Halloween-i paska mrri edhe në katund!
Ky në foto është djali im Abdurrahmani, nxënës i klasës së parë në shkollën fillore “Dituria” në fshatin Corroticë – Preshevë.
Për ata që nuk e dinë unë jam mësues i lëndës fetare në këtë shkollë dhe jam kundër ngjyrosjes së fëmijëve pa lejen e prindit për këtë të ashtuquajtur festë.
Në planprogramin e lëndës fetare parashihet përgatitja dhe veshja me rastin e festave tona (dy bajrameve), çka nëse në atë ditë i vëmë shami vajzave?!
Do të zgjohej një komunitet i tërë (shoqëria civile, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat, etj) të reagojë ndaj një veprimi të tillë, nën arsyetimin se kjo është abuzim me fëmijën, shkelje e të drejtave të fëmijës, do të reagonin prindërit: “unë dua ta vesh vajzën time si dua unë, jo si do shkolla, X mësuesi”, etj, ndërkohë që kur këto fytyra të njoma i maskojnë, e shkarravisin nuk reagon askush.
Si fshat që jemi toka na prodhon mjaft kunguj, kështu që s’ka nevojë të na shndërroni fëmijën në kungull për as edhe një minut të vetëm!

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...



































