Opinione

Hoxhallarët tonë, duhet të distancohen nga çdo lidhje me islamin e vendeve tjera!

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 12 December 2017

Shkruan:  Skender Jashari

Nevoitet:
Të distancohen nga, të mos identifikohen me, të mos bashkëpërgjegjësohen me, të mos influencohet nga, të ms arsyetojnë aktet e, të shkëpusin lidhje me, të mos studiojnë në, të mos pranohen fonde gjoja humanitare nga, etj vendet islamike, si Turqia, Bosnja, Arabia Saudite, Egjipti dhe gjitha vendet tjera, që Fenë Islame e instrumentalizojnë si mjet për politikën e tyre të jashtme influencuese-ekspansioniste! Derisa Republika e Kosovës, ka Fakultetin e Shekncave Islame, hoxhallarët e vetëm të pranuar për Atdheun tonë, të jenë të diplomuarit e këtij Fakulteti. Madje literaturat që përdoren në këtë fakultet të jenë vendore dhe jo nga vendet e sipërthëna!Të ndalohet çdo predikim, lavdërim, përkujtim, nderim, të historisë së huaj( turke, boshnjake, arabe, etj), të figurave të huaja historike, të pushtuesve( sidomos Perandorisë Osmane), të terroristëve islamik, të Xhihadit-Luftës për Islam, të trajtohet-predikohet feja vetëm në përputhje me rrethanat në Vendin tonë!

Arsyeja:
Që nga akti terrorist i 11 shtator 2001, në tërë botën shihet që kur flitet për terrorizëm, automatikisht nënkuptohet pra identifikohet me terrorizmin islamik 1 . Edhe përkundër faktit që tentohet në vazhdimësi të bëhet dallimi duke mos e lidhur terrorizmin në botë me fenë islame! Islami pas 11 shtatorit 2001, u vendos në qendër të vëmendjes, në ndërlidhjen në mes religjionit dhe terrorizmit, pasiqë sulmet terroriste me vetëvrasje nga viti 1981 deri në mars 2008, ishin 2000 raste më shumë, e të cilat shumica i atribuoheshin xhihadistëve islamik. 2 Krahasuar në aspektin sasiorë, nga viti 1968, deri në vitin 2005, organizatat terroriste islamike janë përgjegjëse për 86.9% të viktimave si dhe për 93.6% të të gjitha akteve terroriste.

-Advertisement-

Terrorizmi trajtohet si kërcënim global, në veçanti terrorizmi islamik ( p.sh nëvitin 2007 në vendet e BE së, ishin kryer 256 akte terroriste nga terroristët islamik, krahasuar me aktet terroriste të seperatistëve që ishin 226 raste). Organizatat terroriste islamike, kanë kryer numrin më të madh të akteve terroriste kundër vendeve të Europës Perëndimore dhe SHBA-së. 4 Europa është më e kërcënuar nga terrorizmi islamik, 5 e njejta shihet edhe në kohët e fundit.

Si gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, grupe terroriste, me bindje leniniste-marksiste dhe islamike, kishin mbështetjen nga Bashkimi Sovjetik, të cilat i përdorte për luftë speciale kundër botës demokratike, e njejta praktikë e luftës së tillë vërehet edhe në kohët e fundit: përdorimi i refugjatëve islamik( Sirian, Irakian etj), për të shkatërru strukturat politike, juridike, ekonomike dhe sociale të Bashkimit Europian, madje brenda turmave të refugjatëve disa qindra terrorist dhe të dyshuar për terrorizëm kanë arritur të hyjnë në vendet e Bashkimit Europian, madje disa dhjetra akte terroriste janë kryer nga ta!

Sipas statistikave në vitin 2011, krahasuar me vitin 2002, numri i akteve terroriste në botë është rritur për 234%, 6 dhe sesa e rrezikshme është kjo dukuri më mirë mund të vërehet që në vitin 2000, nga aktet terroriste vdiqën 3.320 persona, kurse në vitin 2014 vdiqën 32.685 njerëz. 7 Grupet operative terroriste, në vitet 2002-2011, në të shumtën e akteve terroriste, vepruan me më pak se 10 terrorist, derisa aktet terroriste i kanë kryer me sukses, që sjellej nga 89-97%, kurse në vitin 2011, është 90.7%.

Në vitet 2002-2011, viktimat e akteve terroriste në botë ishin: 29% qytetarët dhe prona e tyre private, 20 % të tjerët, 17% qeveritarët, 14% policët, 10% biznesmenët (e që në të shumtën e rasteve aktet kundër tyre bëhen me qëllim të përfitimit material), derisa si viktimë vetëm në 4 % të rasteve janë ushtarakët. Në të gjitha vendet e botës, në të cilat kanë ndodhur sulmet terroriste, në vitet 2001-2011, më së paku janë atakuar forcat ushtarake, kurse qytetarët dhe prona e tyre, më së shumti kanë qenë objekt sulmi.

Viktimat e rrëmbimit-marrjes peng, nga organizatat terroriste, edhe pas vitit 2011( pra prill 2013 deri në fund të 2015), nga ISIS (si organizata më famëkeqe) ishin në 39% të rasteve qytetarët dhe prona private, ku më shumë se 6.100 qytetarë janë rrëmby-mbajtur peng, prej tyre rreth 1200 janë liruar (që tregon një shifër alarmante).

Duke i pa gjitha specifikat e mësipërme, që në botë shihet feja islame si feja e vetme që ende është motiv në shumë akte terroriste dhe konflikte të armatosura . Pra feja islame është njëra ndër tre a më shumë arsyet kryesore, të 67 % të konflikteve, duke luajtur rol të rëndësishëm, sidomos në krijimin e sistemeve me qeverisje islamike, veçmas në vendet e Afrikës Veriore dhe Perëndimore si dhe në vendet e Lindjes së Mesme. 11 Derisa motivi mbizotërues në aktet terroriste në botë, në vitet 2002-2011, mbetet ai fetar, i përfaqësuar nga grupet terroriste islamike.

Madje motivet fetare,si motive që ndërlidhen me konfliktet, në fillimvitet 1990, u shfaqën,sirezultat i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe komunizmit në vendet e Europës lindore, e më së shumti u shpreh në ish-Jugosllavi( në Bosnje e Hercegovinë ku boshnjakët luftonin për islam dhe serbët për Kishën Ortodokse Serbe dhe Kosovë ku Serbët luftonin për Kishën Ortodokse Serbe dhe Qeveritarët e Serbisë tentonin t’ia mveshnin Shqipëtarëve gjoja se luftonin për islam, por që nuk e arritën madje as me infiltrimin e xhihadistëve- muxhahedinëve gjatë vitit 1998 të arrestuar në Shqipëri), por edhe në ish-republikat e Bashkimit Sovjetik.
Historia jonë Kombëtare, tregon që elaboratet si Naçertania, Megali Idea, elaboratet ruse etj, shihnin që përmes Islamit, të shpërngulen, asimilohen, pushtohen dhe coptohen e sundohen Trojet Shqipëtare!

Andaj Shqipëtarët e besimit islam, së paku ta krijojnë doktrinën islame Shqipëtare( siç i kanë Turqia, Bosnja, Egjipti, Arabia Saudite etj), e jo të varen nga Interpretimi i Islamit prej Turqisë, Bosnjës, Egjiptit, Arabisë Saudite etj! Derisa të gjitha këto vende e bëjnë Interpretimin e Kuranit për vendin e vetë, atëherë edhe Shqipëtarët e besimit islam do duhej ta bënin të njejtën gjë, e mos të varen nga interpretimi turk, arabë etj!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera