Lajme

Hoxhaj: Vuçiq e Daçiq po e vazhdojnë politikën e Millosheviqit

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 14 January 2020

Enver HoxhajIsh-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic dhe Ivica Daçiq po e vazhdojnë politikën e Sllobodan Millosheviqit karshi Kosovës.

Përmes një reagimi në Twitter, Hoxhaj ka përmendur metodat e përdorura nga Serbia për të blerë çnjohjet e Kosovës.

“Kampanja lobuese kundër Kosovës përmes ryshfetit dhe shitjes ilegale të armëve, dhe veprimeve të ngjashme të këqija tashmë po konfirmohen edhe prej Beogradit. Tipike për një regjim autoritarist si i Vucicit dhe një piuni sovjetik si Daçiqi, që e vazhdojnë politikën e Millosheviqit për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera