Hoxhaj: Vuçiçi mjeshtër i lajmeve të rrejshme dhe manipulues i publikut
Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 16 June 2018
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratave ku presidenti i Serbisë, Vucic, fajëson Kosovën për zhdukjen e gazetarit që po e hetonte rastin e vdekjes së politikanit nga Kosova, Oliver Ivanovic.
Hoxhaj e quajti Vuçiçin mjeshtër të lajmeve të rrejshme, dhe manipulues të publikut.
Në një postim të gjatë në Twitter, Hoxhaj tha se akuzat që Vuçiç ia bën Kosovës janë trillimet e tij të radhës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, ka kërkuar që autoritetet serbe t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike nëse ka fakte të besueshme ku mbështeten këto deklarata.
“Mjeshtri i lajmeve të rrejshme, Vuçiç, e bën atë që di më së miri: manipulon opinionin publik. Kur gazetari që po e hetonte vrasjen e Ivanovicit tha se u kdnapua në Serbi, Vuçiç trilloi një storie të re duke e fajësuar Kosovën. Vuçiç pretendon se gazetari ka pranuar thirrje nga Kosova para se të zhdukej në një qytet kufitar në mes të Rumanisë dhe Serbisë. Nëse autoritetet e Serbisë kanë informata kredibile, duhet që të njëjtat t’i ndajnë me Kosovën dhe t’i bëjnë publike. Kidnapimi i Cvetkovicit dhe vrasja e Ivanovicit i kanë rrënjët në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj më tutje deklaron se Vucic nuk do që të zbardhet as vrasja e Ivanovicit dhe as kidnapimi i Cvetkovicit, duke shtuar se Vucic flet për Kosovën për ta tërhequr vëmendjen nga problemet e brendshme të Serbisë, sic është demonstrate e sotme në Beograd.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...