Hoxhaj: Veseli edhe një mandat në krye të PDK-së
Autori: Gazeta inFokus 08:48 | 02 June 2018
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është shprehur i bindur se Kadri Veseli do të rizgjidhet edhe për një mandat në krye të kësaj partie.
Ai ka shuar zërat se Veseli do të ketë një kundërkandidat për të parin e partisë.
Ndonëse tha se “gara është e hapur dhe se çdokush mund të konkurrojë”, Hoxhaj ka shtuar se nuk është i njoftuar për dikë tjetër që ka ambicie të udhëheq Partinë Demokratike.
“Unë mendoj që PDK do ta mbështet zotërinë Veseli, zotëri Veseli ka interes me vazhdu për punë. Ajo çka ne kem pas një kulturë politike në PDK ka qenë çdoherë mirëkuptimi dhe unë nuk i që dikush tjetër ka ambicie për të garuar për pozitën e kryetarit të partisë, por gara është e hapur çdokush mund të konkurrojë”, tha Hoxhaj për EkonomiaOnline.
Ai më tutje ka bërë të ditur se konventa për zgjedhje të kryetarit të PDK-së do të mbahet në fund të viti 2018.
Paraprakisht këtyre zgjedhjeve do të iu paraprinë zgjedhjet për kryesinë e të rinjve të PDK-së dhe ato për kryetarë të degëve.
Nënkryetari i parë ka theksuar interesimin e të rinjve e veçanërisht të vajzave për të iu bashkuar Partisë Demokratike.
“Ka një interesim të madh prej gjeneratës të re që të bëhen pjesë e PDK. Është shumë mirë që në shumë në degë të rinisë, një pjesëmarrje masive ka të vajzave të reja të cilat kanë marrë pozita udhëheqëse”, tha ai.
PDK për herë të fundit ka mbajtur zgjedhjet e brendshme në maj të vitit 2016. Në këto zgjedhje, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ishte zgjedhur në krye të Partisë Demokratike, raporton EO.
Veseli ka pasuar kryetarin e mëparshëm të kësaj partie dhe themeluesin e saj, Hashim Thaçin, i cili paraprakisht ka hequr dorë nga funksionet partiake, pasi që nga Kuvendi i Kosovës ishte zgjedhur President i vendit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...