Lajme

Hoxhaj: Vendi në krizë, Kurti ka përgjegjësinë

Autori: Gazeta inFokus 22:40 | 29 January 2020

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se vendi është në krizë, dhe se kryetari i VV’së, Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve, ka përgjegjësinë e madhe për të formuar qeverinë dhe për të dalë nga kriza.

Hoxhaj ka thënë po ashtu se Glauk Konjufca nuk është dashur të propozohet për kryeparlamentar.

“Përgjegjësinë kryesore e ka zoti Kurti dhe partia e tij. I takon partisë së parë që të ketë fuqi njerëzore e shpirtërore që të arrijë marrëveshje me LDK. Mendoj se hapi kryesor i gabuar ka qenë që  Konjufca u propozua pa partnerët e koalicionit. Në demokraci qeveris edhe partia e parë, partia e dytë, në rastin e Kosovës ka vend edhe për pakicat joshqiptare, por edhe opozita ka pjesën e saj. Mendoj se molla e sherrit ka qenë presidenti. Ajo qe dua të them është se cilado qeveri që del më 2020, ata duhet të merren vesh se kush do të jetë president më 2021″

-Advertisement-

“Unë jam me atë që duhet një kryeministër dhe një president që vendos balanca. Nuk jam për president si kukull. Ironia e asaj që po ndodh në Kosovë është se këta dy parti në të kaluarën e kanë penguar PDK’së që të bllokohet, por ne nuk jemi bllokuar. Këtë herë po bllokojnë njëra –tjetrën. Ne jemi shumë krenarë që realizuam zgjedhje të ndershme e demokratike”, tha Hoxhaj në News 24.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera