Lajme

Hoxhaj uron homologun malazez: Hyrja në NATO, garanci për sigurinë në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 29 April 2017

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot bisedë telefonike me homologun e tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanović, ku e ka përgëzuar për votimin në Parlamentin malazez pro anëtarësimit të këtij shteti në NATO.

Njoftimi i dërguar nga Ministria e Jashtme bën të ditur se ministri Hoxhaj ka thënë se anëtarësimi në NATO i Malit të Zi, është një hap shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO reflekton siguri më të madhe për Ballkanin dhe goditje ndaj tendencave për ndikime të jashtme anti-perëndimore në Ballkan. Ky votim i Parlamentit malazez është lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Kosovën si shtet fqinj dhe stabilitetin e rajonit”, ka deklaruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar dje pro anëtarësimit të vendit në NATO.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera