Lajme

Hoxhaj uron Gordon për pozitën në administratën Biden

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 19 January 2021

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Philip Gordon që është zgjedhur zëvendës këshilltar për Siguri Kombëtare në zyrën e zv.presidentes amerikane Kamala Harris.

Hoxhaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se ndjehet i lumtur se miqtë që kanë marrë pjesë në shtet ndërtimin e Kosovës po i kthehen Shtëpisë së Bardhë.

Ai gjithashtu ka thënë se pret që me administratën e re amerikane të punohet ngushtë që të përfundohet rruga që Kosova ka nisur, të bëhet anëtare e plotë dhe me të drejta të barabarta në OKB.

-Advertisement-

“Urime për Philip Gorgon, për emërimin si zv.këshilltar për Siguri Kombëtare te zv,presidentja amerikane Kamala Harris. Jam i lumtur që shoh miqtë që ishin pjesë e shtet-ndërtimit të Kosovës, duke u kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Pres të punojmë ngusht me administratën e re për të përfunduar atë që kemi filluar së bashku: Kosovën, anëtare të plotë dhe të barabartë në OKB.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Philip Gordon kishte pritur në takim Enver Hoxhajn sa ishte ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2011, derisa ai mbante pozitën e Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi.

Gordon, ka qenë një zë i fuqishëm mbështetës për pavarësinë e Kosovës si dhe për ta çuar vendin drejt anëtarësimit në OKB.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera