Lajme

Hoxhaj uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajram

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 20 July 2021

Ish-kryetari i PDK-së Enver Hoxhaj ka uruar besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thëbë se kjo festë shënohet që të na përkujtojë se vetëm mirësia e solidariteti për njëri-tjetrin mund ta bëjnë botën vend të bukur për të gjithë

Shkrimi i plotë:

-Advertisement-

Kjo festë e sakrificës, Kurban Bajrami, kudo në botë, shënohet që të na përkujtojë se vetëm mirësia e solidariteti për njëri-tjetrin mund ta bëjnë botën vend të bukur për të gjithë.

Reklamë

Kjo ditë, së bashku me gëzimin e harenë nëpër shtëpitë tona, na kujton edhe se sa sakrifica është dashur të bëhet edhe në vendin tonë, që sot të gëzojmë të mirat, të lirë.

Prandaj nuk duhet harruar t’ia shtrijmë njëri-tjetrit gjithmonë dorën e ndihmës, të punojmë së bashku për të ardhmen e vendit dhe për të gjitha festat e fëmijëve tanë!

Urime festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve islamë!

Uroj shëndet e gëzime në shtepitë tuaja!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera