Lajme

Hoxhaj tregon nëse Kurti dhe Vuçiq do ta arrijnë marrëveshjen të hënën

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 22 February 2023

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj shprehet skeptik në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje në takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të zhvillojnë më 27 shkurt në Bruksel.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hoxhaj u shpreh se është e vështirë që të arrihet një marrëveshje që në takimin e parë.

Sipas tij, takimi i 27 shkurtit do të nisë një faze të re negociuse mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

“Është një takim i rëndësishëm, fillimi i një faze të re negociuse mes Kosovës dhe Serbisë. Është përgatitur gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtyre dy muajve të fundit. Unë pres që në këtë takim të diskutohet plani evropian që parasheh që të fillojë procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. A do të ketë ndonjë marrëveshje e cila mund të firmoset? Pak e besoj.

Sipas praktikës, në takime të tilla kur ne kemi marrë pjesë para 10 viteve apo gjatë negociatave në Vjenë në vitin 2006-2007, nuk do të thotë që në takimin e parë mund të ketë një pikë kthese”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera