Lajme

Hoxhaj thotë se PDK në zgjedhjet lokale do të rikonfirmojë se është partia më e madhe

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 21 July 2017

PDK-ja ka analizuar rezultatet e 11 qershorit dhe mund të themi se nuk është ajo që ka pritur kjo parti, por nuk është edhe ajo që nuk mund të ndodhë në politikë.

Kështu ka thënë zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj duke folur rreth rezultateve zgjedhore të 11 qershorit. Sipas tij, numri i deputetëve, të cilët janë nga PDK-ja në Kuvend, nuk duhet të shihet si matje e fuqisë së PDK-së.

“Ne elektoratin e kemi aty ku e kemi pasur dhe këtë do ta rikonfirmojmë edhe në zgjedhjet lokale në fund të këtij viti, meqë ne jemi partia më e madhe në gjeografi nacionale dhe do të jemi e tillë. Unë gjithmonë e kam parë PDK-në si forcë të ndryshimit, ne kemi bërë punë të mëdha”, ka thënë Hoxhaj për “Zërin”.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se në zgjedhjet lokale kandidatët që do t’i propozojë PDK-ja për kryetar komunash, për asamblistë dhe platforma qeverisëse e PDK-së,  do ta konfirmojnë pozitën elektorale që ka PDK-ja, meqë ne sipas tij, PDK është parti e cila e ka ndryshuar këtë vend.

“Në këtë drejtim jam i sigurt që në këto zgjedhje do të jemi aty ku kemi qenë në vitin 2014”, ka shtuar Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera