Lajme

Hoxhaj thotë se ndryshe nga LDK, PDK i ka votat për Demarkacionin

Autori: Gazeta inFokus 21:32 | 08 May 2017

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, thotë se PDK’ja i ka votat për Demarkacionin, por duket se partneri tjetër i koalicionit, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka ato.

Hoxhaj shtoi se po duket e pamundur që partnerët e koalicionit të pajtohen për vendimmarrje dhe po ka ngecje.

“Ne e kemi pasur një bindje që LDK i ka votat, por tash është marrë vendimi që nga dita e enjte e tutje të shohim nëse LDK’ja i ka votat. Por, ajo që e karakterizon këtë moment është mungesa e vendimmarrjes – pafuqia e marrjes së vendimeve”, pohoi Hoxhaj në Zona B të Klan Kosovës.

-Advertisement-

“Gjatë ditëve të fundit ne kemi pasur shpresë që partneri i ka votat, PDK’ja i ka votat, në përjashtim të një deputeti, të tjerët të gjithë janë të gatshëm të votat. Ne kemi menduar që sot do të procedohet Demarkacioni për një seancë të jashtëzakonshme, por partneri i koalicionit e ka të pamundur ta bëjë një gjë të tillë”, theksoi ai.

Nëse partnerët e koalicionit s’kanë kapacitet institucional dhe e shtyn procesion nga dita në ditë,  shtrohet pyetja se çfarë të bëjmë me këtë situatë, pohoi Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera