Lajme

Hoxhaj takon shefin e diplomacisë sllovake: Kërkova mbështetje për anëtarësim në KiE

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 03 June 2022

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok.

Hoxhaj tha se në cilësinë e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës i ka kërkuar atij mbështetje për Kosovën në anëtarësimin e saj në Këshill të Europës.

“Një takim i shkurtër me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Ivan Korcok. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovë, nga opozita, kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës!”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Ai shtoi se Kosova është vendi më demokratik në Ballkan dhe i përket Këshillit të Europës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera