Lajme

Hoxhaj takon kryetarin Arifi: Qeveria mbështet shqiptarët në Preshevë

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 02 February 2018

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, të cilin e ka përgëzuar për punën e vazhdueshme për zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Preshevës.

Hoxhaj ka shprehur mbështetjen e qeverisë së Kosovës për shqiptarët në Preshevë, duke theksuar rëndësinë që kanë ata për Kosovën dhe shqiptarët kudo.

Hoxhaj ka thënë se deri më tani Kosova ka qenë e përqendruar në sfidat e saj, por ka deklaruar se është e domosdoshme që vendi të ndërtojë një politikë proaktive karshi shqiptarëve atje.

-Advertisement-

Në takim palët kanë folur edhe për projektet konkrete që do të bëhen për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Luginës së Preshevës, të cilat shumë shpejtë do të bëhen publike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera