Lajme

Hoxhaj takon kongresistët nga SHBA /FOTO

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 12 May 2017

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar sot me kongresistët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoxhaj ka thënë se gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe mundësinë që Kosova të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe, transmeton infokusi.com

Postimin e plotë të Hoxhajt mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Sot prita në takim miqtë e Kosovës, kongresmenët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që gjithmonë na kanë mbështetur në aspiratat tona për pavarësi, shtetndërtim e integrim në strukturat euro-atlantike. Diskutuam për marrëdhëniet bilaterale në mes të Kosovës dhe ShBA-së, mbështetjen amerikane ndaj vendit tonë, me theks të vecantë mundësinë që Kosova të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe (PFP). Reflektuam edhe për zhvillimet në rajon dhe tendencën e Rusisë për ta penguar integrimin euro-atlantik të Ballkanit. Kosova është me fat që ka një miqësi kaq të fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ??”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera