Lajme

Hoxhaj takon ish-kryeministrin danez në Kopenhagë, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 16 May 2023

Ish ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, është duke qëndruar në Danimarkë për një vizitë zyrtare ku po merr pjesë në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë.

Hoxhaj, , përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka takuar në Kopenhagë ish-kryeministrin e Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen.

“E takova mikun më të madh politik të Kosovës në Danimarkë, Anders Fogh Rasmussen, i cili si kryeministër i Danimarkës, e mbështeti Kosovën gjatë përcaktimit të statusit final dhe është ndër të parët që njohu pavarësinë tonë”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Ai, tutje tha se e falënderoi për këtë mbështetje dhe për mbështetjen e madhe ndaj Kosovës sa ishte sekretar gjeneral i NATO-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera