Hoxhaj takon ambasadorin e Belgjikës, diskutojnë aplikimin në organizata ndërkombëtare

Autori: Gazeta inFokus
13:24 | 27 April 2017
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ambasadorin jo rezident të Belgjikës në Kosovë, François Bontemps.
Sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, Hoxhaj ka kërkuar mbështetjen e Belgjikës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, pasi që Kosova planifikon të aplikojë në disa sosh këtë vit.
Hoxhaj po ashtu ka theksuar se Kosova këtë vit planifikon të aplikojë edhe për statusin e kandidatit, duke qenë se është i vetmi vend në Ballkan që nuk e ka marrë ende këtë status.
“Këtë vit, ne planifikojmë të aplikojmë në disa organizata ndërkombëtare, por kemi në plan edhe aplikimin për statusin e kandidatit pasi që Kosova është i vetmi vend në Ballkan që nuk e ka këtë status. Mbështetja e Belgjikës në këto procese të rëndësishme, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses”, ka thënë Hoxhaj.
Mbështetja e madhe e Belgjikës, po ashtu, ka bërë që Kosova të bëhet anëtar i Organizatës Botërore të Doganave. /Telegrafi/

Të tjera
-
17 vjet shtet – Kosova sot shënon Ditën e Pavarësisë
Për shumë dekada u prit një festë e tillë. Dhe momenti i kremtes kulmoi ku...
-
FSK dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot në nder të 17-vjetorit të Pavarësisë
Për nder të 17-vjetorit të shtetit, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e...
-
Agjenda e presidentes Osmani në Ditën e Pavarësisë
Sot shënohet 17-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Presidentja ...
-
Kearns uron Osmanin në 17-vjetorin e Pavarësisë: Gatishmëria e juaj për të qëndruar pranë aleatëve ka qenë e sinqertë
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, deputetja britanike, Alicia...
-
Tabelat e reja vendosen ndryshe në autostradën Shkup-Tetovë, zhduket gjuha shqipe
Tashmë tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë janë vendosur, por me ndrys...
-
Artmotion kërkon falje dhe distancohet nga komentet e pahijshme të komentatorit, Andin Lokaj
ArtMotion ka shprehur keqardhje për komentet e pahijshme që kanë ndodhur nga ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot tipik dimëror, me vranësira, erëra të fto...
-
Presidentja Osmani pranon letër urimi për Pavarësi edhe nga homologu italian
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Italisë, Sergi...
-
E ofendoi Albin Kurtin, Andin Lokaj largohet nga Artmotion
Komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj është larguar nga Artmotion. Bor...
-
Reagon dosti i Xhafer Tahirit të LDK-së, i dyshuari për manipulim të votave, duke u munduar të shfajësohet, deklarohet i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë
Pas raportimeve për manipulim të votave në Vushtrri dhe fillimit të hetimeve ...
-
Presidenti Steinmeier uron për pavarësi: Ne dëshirojmë që Kosova të bëhet anëtare e BE-së
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një urim për 17 ...
-
Muharremi parashikon garë të re politike: Tri partitë kryesore drejt përplasjes në zonën 25%
Sipas opinionistit Shenoll Muharremi, skena politike në Kosovë po hyn në një ...