Lajme

Hoxhaj: Sulmi ndaj bashkëshortes së Stavilecit i papranueshëm dhe qyqar

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 28 August 2017

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka quajtur qyqar dhe të papranueshëm sulmin ndaj bashkëshortes së zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavilecit.

Hoxhaj në një postim në “facebook” ka thënë PDK nuk do të ndal punën për të mirën e Kosovës edhe pas sulmeve fizike tek anëtarët e saj, transmeton Infokusi.com

Postimin e plotë të Hoxhajt mund ta gjeni më poshtë:

-Advertisement-

“Sulmi ndaj bashkëshortes së zëdhënësit të Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci është i papranueshëm dhe qyqar. Është sulmi ndaj një nëne, ndaj një gruaje dhe mbi të gjitha ndaj një qytetare të Kosovës. Tendenca e theksuar për të ndjellur frikë përmes sulmeve fizike tek anëtarët e PDK-së nuk do të arrijë ta ndalë angazhimin dhe punën tonë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj ?”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera